Abuzimi me fondet e IPARD nën hetim nga SPAK, PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor
Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, 45 deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioini Hetimor për këtë qëllim. “Kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës […] The post Abuzimi me fondet e IPARD nën hetim nga SPAK, PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor appeared first on Ditar.al.
Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, 45 deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioini Hetimor për këtë qëllim.
“Kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural)”, thuhet në kërkesën e PD, e cila vjen një ditë pasi kreu i SPAK, Altin Dumani tha në Kuvend se po heton abuzimet me fondet e IPARD dhe po bashkëpunojnë ngushtë me OLAF, Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit Ekonomik.
Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas opozitës, Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;
(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;
(iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;
(iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;
(v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare;
(vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.
Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
The post Abuzimi me fondet e IPARD nën hetim nga SPAK, PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor appeared first on Ditar.al.
