Diagnostikim digjital i sëmundjeve, Inteligjenca Artificiale ndihmë për mjekët dhe pacientët

Digjitalizimi i plotë shëndetësorë në sistemin publik është një ndër prioritetet e ministres së re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Elvis Sala, raporton ABC. Nga samitim dyditorë, në Londër me temën “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar nga “The economist”, ministria Sala tha se kalimi nga diagnostika tradicionale në atë të digjitalizimit do të sjellë shërbime […]

Diagnostikim digjital i sëmundjeve, Inteligjenca Artificiale ndihmë për mjekët dhe pacientët
Spital. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Digjitalizimi i plotë shëndetësorë në sistemin publik është një ndër prioritetet e ministres së re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Elvis Sala, raporton ABC.

Nga samitim dyditorë, në Londër me temën “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar nga “The economist”, ministria Sala tha se kalimi nga diagnostika tradicionale në atë të digjitalizimit do të sjellë shërbime më cilësore dhe bashkëkohore për pacientët.

“Spitali i së ardhmes do të ketë një infrastrukturë të padukshme teknologjike, qendër të unifikuar të të dhënave të pacientit, zero barrë administrative për profesionistët dhe një kulturë bashkëpunimi njeri – IA, ku është në qendër kujdesi ndaj pacientit”.

Duke sjellë eksperiencën e saj akademike në fushën e imazherisë onkologjike në nivel ndërkombëtar, ministrja Sala nënvizoi se Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë revolucionin në shëndetësi.

Ky transformim nëpërmjet teknologjisë, sipas ministres përveç rritjes së cilësis në shërbim të qytetarëve, do të sjell lehtësi edhe për stafin mjekësorë në procesin e plotësimit të raporteve apo të çdo dokumentacioni mjekësorë.

Ky samit bëri bashkë mbi 300 pjesëmarrës e 60 folës nga e gjithë bota, ku u ndanë diskutime dhe eksperienca mbi aplikimim e Inteligjencës Artificale në shëndetësi, me përfaqësues të teknologjisë mjekësore, akademikë, organizata që punojnë për të arritur potencialin maksimal të teknologjisë në shëndetësi.