“Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorfozis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike, transmeton Portalb.mk. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin […]

“Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorfozis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike, transmeton Portalb.mk.

Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin Perëndimor.

Forumi mbahet në Paris më 29–30 tetor 2025 me temën “Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin”.

Hapësira e Zgjidhjeve (Space for Solutions) e Forumit bashkon projekte me zgjidhje inteligjente nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të metodave, krijimit të partneriteteve dhe rritjes dhe përmirësimit të rezultateve. Përzgjedhja përmes kësaj thirrjeje globale konkurruese e pozicionon “Disinfo Radar”-in krah për krah me iniciativa që vendosin standarde për integritetin e informacionit.

Në Forumin e Paqes në Paris në kuadër të Hapësirës së zgjidhjeve, stendën e Fondacionit Metamorfozis e vizitoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës Igor Nikollov.

Në Forumin e Paqes në Paris, stenda e Fondacionit "Metamorfozis" u vizitua nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës, Igor Nikolov. Foto nga Metamorfozis
Në Forumin e Paqes në Paris, stenda e Fondacionit “Metamorfozis” u vizitua nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës, Igor Nikolov. Foto nga Metamorfozis

Stendën e Fondacionit Metamorfozis e vizitoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Valdes Urquiza. Ai theksoi se problemi i dezinformimit është një problem në rritje për të gjitha shtetet anëtare të INTERPOL-it, duke penguar punën e shërbimeve policore dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, gjë që e bën punën e fondacionit edhe më të rëndësishme në sferën digjitale.

Ekipi i Fondacionit Metamorfozis prezantoi projektin “Disinfo Radar”, i cili është një nga tridhjetë projektet e përzgjedhura me zgjidhje inteligjente që ndajnë metoda dhe krijojnë partneritete nën temën e Forumit “Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin”.

“Disinfo Radar” është një sistem paralajmërimi i hershëm (pre-bunk) që parashikon momentet e ndjeshme që mund të nxisin narrativa të dëmshme, të cilat shkaktojnë tensione etnike dhe polarizim në shoqëri, dhe më pas i shpërndan ato tek mediat, shoqëria civile, edukatorët dhe institucionet përmes analizave të zbatueshme dhe pikave të shkurtra kyçe për komunikim, me qëllim informimin paraprak – përpara se përmbajtjet me informacione manipuluese të krijohen dhe të përhapen. Zgjidhja kombinon ekspertizën njerëzore me analizë dhe monitorim të mbështetur nga AI, bazuar në një bazë rajonale narrativash dhe aktorësh, të cilat publikohen në buletinin mujor “Watch & Warn”.

Ky është një hap i rëndësishëm për Metamorfozis dhe për rajonin. Për më shumë se dy dekada, Fondacioni Metamorfozis e ka avancuar demokracinë, reziliencën digjitale dhe integritetin e medias përmes verifikimit të fakteve, edukimit mediatik, të dhënave të hapura dhe transparencës së mundësuar nga teknologjia.

Në një epokë të operacioneve të koordinuara me informacione manipuluese dhe dezinformim, “Disinfo Radar” e zhvendos fokusin nga rrëzimi reaktiv drejt proaktivitetit — duke parashikuar narrativat dhe duke shpjeguar rrezikun prej tyre. Disinfo Radar i pajis aktorët demokratikë në vijën e parë që të veprojnë me kohë dhe me efektivitet. Pikërisht këtë lloj inovacioni të orientuar drejt rezultateve synon ta forcojë Forumi i Paqes në Paris.

Në Forumin e Paqes në Paris, stenda e Fondacionit “Metamorfozis” u vizitua nga sekretari gjeneral i INTERPOL-it, Valdesi Urkiza

Prezantimi i “Disinfo Radar”-it në Forumin e Paqes në Paris 2025 e konfirmon ndikimin rajonal të Fondacionit dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim me partnerë globalë dhe mentorim përmes Programit të Shkallëzimit (SCUP).

“Dezinfo radari” ka dalë nga puna e projektit rajonal Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor (FB, X), i mbështetur nga Mbretëria e Holandës.

Ndiqeni projektin dhe paralajmërimet mujore: antidisinfo.net ose programin zyrtar të Paris Peace Forum.