DOSJA GËRDECI/ SPAK konfirmon: Po verifikojmë edhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me SHBA
Çështja Gërdeci vijon të mos ketë zgjidhje edhe pas 15 vitesh, pasi gjyqi vijon për të gjetur fajtorët e shpërthimit tragjik të 26 Marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe fëmijë. Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i […] The post DOSJA GËRDECI/ SPAK konfirmon: Po verifikojmë edhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me SHBA appeared first on Ditar.al.

Çështja Gërdeci vijon të mos ketë zgjidhje edhe pas 15 vitesh, pasi gjyqi vijon për të gjetur fajtorët e shpërthimit tragjik të 26 Marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Në Gjykatën e Posaçme po vijon gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Fatmir Mediu hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar, çfarë do të thotë se ky gjyq do të zgjatet edhe për vite të tjera, teksa sip ala akuzuese, ashtu edhe pala mbrojtëse kanë kërkuar të merren në pyetje shumë dëshmitarë. Avokatët e Mediut kërkuan të pyeten 90 dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish-ministrat Pandeli Majko dhe Ridvan Bode, por edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, NATO dhe ish-ministra të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të pyeten 52 dëshmitarë, mes të cilëve vetë Fatmir Mediu, ish-ministri Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por akuza për “shpërdorim detyre” nuk është e vetmja që po heton SPAK. Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarët ka konfirmuar se në bashkëpunim me SHBA-në po verifikohet nëse ka patur korrupsion dhe pastrim parash.
Dumani është shprehur janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi, teksa pritet përgjigja e amerikanëve nëse ka dyshime se në fabrikën e demontimit të municoneve bëhej korrupsion dhe cilët ishin personazhet që fshihen pas këtij korrupsioni dhe pastrimit të parave.
The post DOSJA GËRDECI/ SPAK konfirmon: Po verifikojmë edhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me SHBA appeared first on Ditar.al.