Drejtori i AKI-së prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, e cila ka nisur punimet.
Në kuadër të këtij sesioni, një prezantim të veçantë po e mban drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Sipas njoftimit, në prezantimin e tij po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë këtyre rreziqeve.
Konferenca e Ambasadorëve mbledh përfaqësues të institucioneve dhe diplomatët e Kosovës, me fokus në diskutimin e çështjeve të rëndësishme për politikën e jashtme dhe sigurinë e vendit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



