Duhet të përshpejtohet ndërtimi i interkonektorit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vlerësuan autoritetet qeveritare

Ndërtimi i interkonektorit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe diversifikimin e furnizimit me gaz në rajon, ishte në fokus të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me Jovana Joksimoviq, ndihmësministres serbe të Minierave dhe Energjetikës, e angazhuar për […]

Duhet të përshpejtohet ndërtimi i interkonektorit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vlerësuan autoritetet qeveritare
Flamuri i Maqedonisë dhe Serbisë, foto nga Qeveria e RMV

Ndërtimi i interkonektorit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike dhe diversifikimin e furnizimit me gaz në rajon, ishte në fokus të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me Jovana Joksimoviq, ndihmësministres serbe të Minierave dhe Energjetikës, e angazhuar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim evropian, që u mbajt në kuadër të Forumit të 14-të ndërkombëtar për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm (IFESD-14) në Shkup, raporton MIA.

Dy bashkëbisedueset u dakorduan se projekti duhet të realizohet në dinamikë të përshpejtuar, me qëllim që të mundësohet ndërlidhja e sistemeve të gazit të të dy vendeve dhe qasje drejt burimeve të reja të gazit, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM).

Në margjina të forumit, plotësisht, në MEMBM u mbajt takim pune në të cilin u diskutua koordinimi i institucioneve dhe operatorëve në të dy vendet për realizim të projektit. U shqyrtuan procedurat dhe hapat teknik për përshpejtim të mëtutjeshëm të aktiviteteve.

Me interkonektorin e gazit Serbi-Maqedoni duhet të mundësohet lidhje dykahëshe për transportin e gazit natyror mes dy shteteve, që so të thotë qasje në burime të reja të furnizimit.

Pas Memorandumit për mirëkuptim për ndërtimin e interkonektorit, që e firmosën të dy qeveritë, një dokument të tillë e nënshkruajtën edhe operatorët kombëtar “Serbiagaz” dhe “Nomagaz”, me qëllim të përshpejtimit të realizimit të projektit.

Gazsjellësi është në gjatësi prej 70 kilometra, nga të cilat 47 në Serbi, ndërsa 23 në shtet. Tek ne do të lidhet me gazsjellësin e përhershëm në Kleçovc, ndërsa në Serbi me gazsjellësin në Vranje.