Dy vrasjet që tronditën Elbasanin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhuliano Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura 5 vite më pare. Dy viktimat ishin shokë me njëri tjetrin. Hoxha dhe Halili kishin […] The post Dy vrasjet që tronditën Elbasanin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin appeared first on Ditar.al.

Dy vrasjet që tronditën Elbasanin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhuliano Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, ngjarje të ndodhura 5 vite më pare.

Dy viktimat ishin shokë me njëri tjetrin.

Hoxha dhe Halili kishin kërkuar prishje të vendimit në lidhje me dënimet ndaj tyre, por shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.

Ngjarjet për të cilat ata u shpallën fajtorë tronditën qytetin e Elbasanit. Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020, ndërsa Regis Runaj humbi jetën disa ditë më vonë, më 29 korrik 2020, pasi u qëllua me thikë. Trupi i tij u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë varrezave të qytetit.

Sipas SPAK, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit, në 2018-ën.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë mbyll përfundimisht procesin gjyqësor për njërën nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në Elbasan në verën e vitit 2020.

The post Dy vrasjet që tronditën Elbasanin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin appeared first on Ditar.al.