Efektivë që tolerojnë dhe bashkëpunojnë me krimin, në 24 orët e fundit procedohen penalisht 8 punonjës policie
Numri i procedimeve apo arrestimeve të efektivëve të policisë që bashkëpunojnë me krimin është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Mësohet se vetëm në 48 orët e fundit janë janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Procedimi i këtyre efektivëve vjen pas bashkëpunimit mes Policisë së […] The post Efektivë që tolerojnë dhe bashkëpunojnë me krimin, në 24 orët e fundit procedohen penalisht 8 punonjës policie appeared first on Ditar.al.

Numri i procedimeve apo arrestimeve të efektivëve të policisë që bashkëpunojnë me krimin është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Mësohet se vetëm në 48 orët e fundit janë janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Procedimi i këtyre efektivëve vjen pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, SPAK Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ.
Rasti i fundit i arrestimit të një zyrtari të lartë ishte vetëm pak ditë më parë, ku u vu në pranga Dritan Metaj, shefi i Komisariatit të Laçit, i cili bashkëpunonte me “baronin e drogës” Gëzim Çela, i shpallur në kërkim.
Për procedimet e fundit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.
“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.
The post Efektivë që tolerojnë dhe bashkëpunojnë me krimin, në 24 orët e fundit procedohen penalisht 8 punonjës policie appeared first on Ditar.al.