Rusët sulmojnë civilët në Ukrainë, 51 viktima nga goditja me raketë në një fshat

Një sulm me raketë nga ushtria ruse ka vrarë 51 persona në fshatin Hroza, pjesë e rajonit të Kharkivit. Mes viktimave është edhe një djalë 6 vjeç. Autoritetet ukrainase thanë se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve që nga fillimi i luftës. Forcat ruse shënjestruan një lokal dhe një dyqan të fshatit, […] The post Rusët sulmojnë civilët në Ukrainë, 51 viktima nga goditja me raketë në një fshat appeared first on Ditar.al.

Rusët sulmojnë civilët në Ukrainë, 51 viktima nga goditja me raketë në një fshat

Një sulm me raketë nga ushtria ruse ka vrarë 51 persona në fshatin Hroza, pjesë e rajonit të Kharkivit. Mes viktimave është edhe një djalë 6 vjeç.

Autoritetet ukrainase thanë se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve që nga fillimi i luftës. Forcat ruse shënjestruan një lokal dhe një dyqan të fshatit, i cili ka vetëm 330 banorë, që do të thotë se 1 në 6 banorë mbeti i vdekur nga sulmi.

“Të gjithë viktimat ishin banorë të fshatit, të gjithë civilë dhe asnjë pjesë e ushtrisë ukrainase. Nuk ka patur asnjë makinë apo objekt ushtarak që Rusia mund ta godiste. Ky është sulm mbi civilët”, tha shefi i policisë së Kharkivit.

Ushtria ruse ka sulmuar shumë herë civilët në Ukrainë, në pamundësi për të goditur ushtrinë ukrainase, që tashmë është përforcuar me armë perëndimore. Javën e kaluar një tjetër sulm me raketë vrau 16 qytetarë, mes të cilëve edhe një foshnje 11 muajshe.

The post Rusët sulmojnë civilët në Ukrainë, 51 viktima nga goditja me raketë në një fshat appeared first on Ditar.al.