Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Shoqatën Bullgare të Shpellave (Bulgarian Caving Society) kanë organizuar një ekspeditë hulumtuese speleologjike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjatë kësaj ekspedite janë eksploruar dhe hartografuar: Shpella e Drelajve, Shpella e Flamurit (ose Shpella e Stërqokës), në Hajlë, me thellësi 45 metra, Shpellat Binjake (Bajshë), me thellësi 35 metra, dhe Shpella në Rrasen e Zogut, me thellësi 200 metra.

Shpella në Rrasen e Zogut, që ndodhet në lartësi mbidetare 1900 metra, është shpella më e thellë e eksploruar deri me tash në Kosovë. Deri me tani janë eksploruar dhe hartografuar 200 metra të shpellës por supozohet se shpella arrin thellësinë deri në 500 metra.

Hulumtimet speleologjike në këtë shpellë do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.