EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, punonjësit të Tatimeve i hedhin në erë makinën, 38 vjeçari mbetet i plagosur
Një atentat me lëndë plasëse është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa objektiv ka qenë një punonjës i Tatimeve. Raportohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa i plagosur ka mbetur Enea Busukja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e cila ishte e […] The post EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, punonjësit të Tatimeve i hedhin në erë makinën, 38 vjeçari mbetet i plagosur appeared first on Ditar.al.
Një atentat me lëndë plasëse është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa objektiv ka qenë një punonjës i Tatimeve.
Raportohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “Ndoc Mazi”, ndërsa i plagosur ka mbetur Enea Busukja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e cila ishte e parkuar dhe në momentin që 38 vjeçari e ka ndezur, ka shpërthyer, duke e lënë të plagosur.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
The post EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, punonjësit të Tatimeve i hedhin në erë makinën, 38 vjeçari mbetet i plagosur appeared first on Ditar.al.
