EMRI/ Nuk kallëzuan vjedhjen me dhunë në një lokal, 6 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen për moskallëzim të një vjedhje me dhunë të ndodhur në një lokal. Të arrestuarit janë Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksander Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku. Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin në pronësi […] The post EMRI/ Nuk kallëzuan vjedhjen me dhunë në një lokal, 6 të arrestuar në Tiranë appeared first on Ditar.al.
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen për moskallëzim të një vjedhje me dhunë të ndodhur në një lokal.
Të arrestuarit janë Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksander Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin në pronësi të Stojkut, në bulevardin e Kasharit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. S., 49 vjeç, H. K., 44 vjeç, T. K., 29 vjeç, A. N., 41 vjeç, L. M., 45 vjeç dhe S. K., 49 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit”, njofton policia.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
The post EMRI/ Nuk kallëzuan vjedhjen me dhunë në një lokal, 6 të arrestuar në Tiranë appeared first on Ditar.al.
