EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari
Është ekstraduar nga Spanja këtë të premte shtetasi Juxhin Koka, 31-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Koka akuzohet se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Në muajin shkurt, 2025, […] The post EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari appeared first on Ditar.al.
Është ekstraduar nga Spanja këtë të premte shtetasi Juxhin Koka, 31-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Koka akuzohet se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar.
Në muajin shkurt, 2025, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Ëanted”.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
The post EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari appeared first on Ditar.al.
