Etika përjashton për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin “me shokë”

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të nëntë deputetëve të Partisë Demokratike. Kjo masë është marrë për shkak të bllokimit të foltores dhe punimeve të seancës plenare dje. Etjen Xhafaj, Bledi Çuçi, Saimir Hasalla, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi kanë kërkuar përjashtimin e kolegëve […] The post Etika përjashton për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin “me shokë” appeared first on Newsbomb Albania.

Etika përjashton për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin “me shokë”

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të nëntë deputetëve të Partisë Demokratike. Kjo masë është marrë për shkak të bllokimit të foltores dhe punimeve të seancës plenare dje.

Etjen Xhafaj, Bledi Çuçi, Saimir Hasalla, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi kanë kërkuar përjashtimin e kolegëve dhe nga diskutimet, është pranuar vendimi.

Gazment Bardhi, Elda Hotit, Albana Vokshit, Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit, Lefter Gështenjës, Asllan Dogjanit dhe Luan Baçit nuk do të lejohen të marrin pjesë në punimet e Kuvendit për 10 ditë, duke përfshirë seancën plenare dhe komisionet përkatëse.

Seanca e djeshme është zhvilluar me debate të shumta, fillimisht deputetët e Partisë Demokratike kërkuan të diskutohej për Kosovën, duke mos pranuar që të vijonin me rendin e ditës, dhe më vonë kanë bllokuar foltoren kur po diskutohej për Reformën Zgjedhore.

Në një moment, deputetët opozitarë janë ngjitur në karriget ku ulen anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kerkesa e socialisteve qe u depozitua ne Kuvend, ne Komisionin e Etikes
Kerkesa e socialisteve qe u depozitua ne Kuvend, ne Komisionin e Etikes
Kerkesa e socialisteve qe u depozitua ne Kuvend, ne Komisionin e Etikes
Kerkesa e socialisteve qe u depozitua ne Kuvend, ne Komisionin e Etikes

The post Etika përjashton për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin “me shokë” appeared first on Newsbomb Albania.