“Duan karrige pushteti,” Braçe: Kërkojnë që ta njohim Berishën si kreun e PD
Pas mbylljes së senacës pleanre për shkak të bllokimit nga ana e opozitës, deputeti i PS, Erion Braçe ka mbajtur një komunikim për mediat. Ai bëri me dije se për ata që shkaktuan trazira do të merren masa. Sipas socialistit, deputetët e Berishës kërkojnë të marrin karrige pushteti, për këtë arsye i kanë braktisur karriget […] The post “Duan karrige pushteti,” Braçe: Kërkojnë që ta njohim Berishën si kreun e PD appeared first on Newsbomb Albania.

Pas mbylljes së senacës pleanre për shkak të bllokimit nga ana e opozitës, deputeti i PS, Erion Braçe ka mbajtur një komunikim për mediat.
Ai bëri me dije se për ata që shkaktuan trazira do të merren masa. Sipas socialistit, deputetët e Berishës kërkojnë të marrin karrige pushteti, për këtë arsye i kanë braktisur karriget e tyre të deputetëve.
Për të, nuk ka asnjë logjikë kërkesa e opozitës, pasi sipas tij kërkohet që mazhoranca të njohë Berishën si kryetar të PD, ndërsa PS nuk ka kompetencë për këtë çështje.
“Këtu po përjashtron një nga një. Ata nuk duan karrigen e deputetit, por karrige qeverie. Ata i kanë karriget e deputetit, duan karrige ministri, por ato karrige merren vetëm me vota.
Ka disa deputetë te opozitës që janë të tmerrshëm, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hipur te karrigia e ministres dhe nuk ikën.
Na kërkojnë ne që të njohim ne të njohim Berishën për kryetar të opozitës, por kjo nuk është kompentencë e jona. Kemi një drejtësi që ne po e duartokasim për ndyshimin e legjislacionit, dhe për të fuqizuar SPAK. Kemi një SPAK, nuk na duhet një prokuri polItike. Çështjet që kërkon opozita po i heton SPAK. Hetimet që mund të bëjë Berisha nuk kanë asnjë lloj vlere,” tha Braçe.
The post “Duan karrige pushteti,” Braçe: Kërkojnë që ta njohim Berishën si kreun e PD appeared first on Newsbomb Albania.