Gashi: Çështjet e migrimit kërkojnë bashkërendim të veprimeve institucionale

Welcome to Kosova Today

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Gashi ka vlerësuar se çështjet e migrimit të popullsisë kërkojnë bashkërendim të veprimeve institucionale, por edhe partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. Ajo ka prezantuar disa nga […]

Gashi: Çështjet e migrimit kërkojnë bashkërendim të veprimeve institucionale
gashi:-ceshtjet-e-migrimit-kerkojne-bashkerendim-te-veprimeve-institucionale

gashi:-ceshtjet-e-migrimit-kerkojne-bashkerendim-te-veprimeve-institucionale

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gashi ka vlerësuar se çështjet e migrimit të popullsisë kërkojnë bashkërendim të veprimeve institucionale, por edhe partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ajo ka prezantuar disa nga iniciativat e MPJD-së që ndërlidhen me Diasporën dhe kanë për synim angazhimin e pjesëtarëve të saj në të mirën e përgjitshme të vendit dhe qytetarëve.

“Pjesëmarrja ime sot këtu është në kontekstin e angazhimit të Diasporës dhe transferimit të dijes në vendin amë”, ka thënë zëvendësministrja Gashi. “Në këtë vit për herë të parë kemi krijuar platformën eDiaspora e cila mundëson edhe regjistrimin online të bashkëatdhetarëve”, ka vazhduar ajo dule e cilësuar regjistrimin e popullsisë si një mundësi të jashtëzakonshme për të kuptuar pasqyrën demografike dhe sociale të popullatës sonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Zëvendësministrja ndër të tjerash bëri të ditur se në kuadër të programit për “Diplomaci Qytetare”,, tashmë është lansuar thirrja për bursistët e gjeneratës së tretë.

“Kjo është një mundësi e ndërlidhjes së profesionistëve të rinj që janë rikthyer në Kosovë e që janë të angazhuar nëpër institucione”, ka thënë zëvendësministrja Gashi.

Ajo ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që MPJD ka me Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), duke njoftuar se përmes këtij partneriteti është mundësuar angazhimi i ekspertëve nga Diaspora.

Megjithatë sipas saj, për angazhimin e këtyre ekspertëve duhet të krijohen lehtësira në aspketin e procedurave të migrimit dhe marrjes së lejes së punës si eskpertë të jashtëm. “Qëllimi është që të ndërtohet një sistem më fleksibil”, tha Gashi.

Sisteme Online Programime
Programing Online