Gjithçka që duhet të dini, në kohë reale: Maqedonia e Veriut votoi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, vijon numërimi i votave

Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale e këtij viti do të jenë të parat në të të cilat do të reflektohen ndryshimet […]

Gjithçka që duhet të dini, në kohë reale: Maqedonia e Veriut votoi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, vijon numërimi i votave
Zgjedhjet Lokale 2025. Foto nga Portalb.mk

Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale e këtij viti do të jenë të parat në të të cilat do të reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash marrin pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garojnë 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kanë të drejtë vote, shkruan Portalb.mk.

Kutitë e votimit u hapën në ora 07.00 dhe u mbyllën në ora 19:00. 

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së sotme minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

22:53 – VLEN: Ky rezultat certifikon legjitimitetin e VLEN-it për të qeverisur

22:31 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 60% të votave të rrethit të parë

22:25 – Ademi: Fituam Gostivarin, Çashkën, Likovën dhe Pllasnicën, shkojmë në rreth të dytë në gjashtë komuna

22:20 – Visar Ademi pas zgjedhjeve në Gostivar: Nuk arrita t’i bind qytetarët e zhgënjyer

22:00 – E Majta akuzoi për parregullësi zgjedhore

21:50 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 45% të votave të rrethit të parë

21:30 – VMRO shpalli fitore në 18 komuna, pret fitore edhe në disa të tjera në rrethin e dytë

21:27 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 35% të votave të rrethit të parë

21:27 – LSDM: Jemi në epërsi dhe presim fitore në shtatë komuna

21:21 – Ademi: Fituam Gostivarin, Çashkën, Likovën dhe Pllasnicën, shkojmë në rreth të dytë në Strugë dhe Kërçovë

21:12 – Lokalet në RMV, ministri i Brendshëm: Janë arrestuar 11 persona

21:00 – Lokalet në RMV, rezultatet nga numërimi i 23,5% të votave të rrethit të parë

20:50 – Mexhiti shpalli fitoren në Çair dhe Tetovë: E çuam në pension Ali Ahmetin

20:32 – AKI: Që në rrethin e parë fituam në Likovë dhe Pllasnicë

20:16 – Prokuroria për rrethin e parë të votimit: Ryshfete, ndikim dhe nxjerrja e fletëvotimit në rrjetet sociale, veprat penale që hetohen

20:02 – KSHZ: Tri komuna nuk e plotësojnë censusin për kryetar

19:50 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

19:45 – VMRO: Presim fitore të madhe, informatat për parregullsi janë alibi nga kundërshtarët politik për disfatën e pësuar

19: 28 –  VLEN: Presim fitore që në rrethin e parë në Çair, Tetovë, Saraj dhe komuna të tjera

19:13 – Arbër Ademi nga AKI: Zgjedhjet ishin demokratike, bëjmë thirrje të ruhen standardet evropiane në numërimin e votave

18:00 – Ndalimi i dy personave në Çair, MPB: U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor

17:30 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

17:20 – Qëndruan aty edhe pas votimit, Policia dha detaje për ndalimin e dy personave në Çair

17:10 – U ndërpre votimi me aparatin biometrik në Karposh, procesi vazhdon me metodën tradicionale

16:53 – MPB: Dy persona u arrestuan në Prilep për ryshfet gjatë votimit

16:00 – Parregullsi zgjedhore: Kandidatët e pavarur mbetën pa logo në Qendër

15:56 – SHGM: Gazetarët nuk kanë nevojë për akreditim për të bërë fotografi në qendrat e votimit, nuk duhet të pengohen në punën e tyre

15:47 – Të gjitha autoritetet zgjedhore duhet të ndjekin udhëzimet e KSHZ-së dhe të mos pengojnë mediat

15:45 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

15:41 – CIVIL: Fillimi i qetë i zgjedhjeve, heshtja zgjedhore dhe qasje në vendvotime mbeten sfida

15:02 – Dy media në Maqedoninë e Veriut nuk e respektuan heshtjen parazgjedhore

14:40 – Policia e RMV-së në mesditë raportoi për parregullsitë zgjedhore

14:20 – Shefi i Misionit vëzhguese të OHIHR: Nuk është me rëndësi vetëm dita e votimit, por edhe procesi para dhe pas zgjedhjeve

13:48 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

13:12 – RMV, Prokuroria raportoi për disa parregullsi në procesin zgjedhor

12:30 – Gjykata Administrative e ka konfirmuar vendimin e KSHZ-së për anulimin e listës për këshilltarë në të cilën kishte një person të vdekur

12: 15 – KSHZ: Votimi në dy vendvotime në Kumanovë dhe në Shtip po zhvillohet pa pajisje për identifikim biometrik për shkak të problemeve teknike

11: 45 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 11:15 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)

11: 15 – Toshkovski: Dje janë konstatuar katër raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore

10:18 – KSHZ: Deri në ora 9:15 kanë votuar 3,0 përqind, dalja më e ulët në komunat me shumicë shqiptare

09:30 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 9 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

08:15 – RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme

07:50 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

07:40 – Si zgjidhet kryetari i komunës në rrethin e parë?

07:30 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)

07:20 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)

07:10 – Analizë e zgjedhjeve lokale 2021: Pjesëmarrja më e madhe në votime në Haraçinë, Saraj dhe Likovë me kryetarë komune në rrethin e parë (Infografik)

07:00 – Filloi votimi. Të drejtë vote kanë 1.824.864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani.

Heshtje zgjedhore

Heshtja zgjedhore është në fuqi ende, ajo fillon një ditë para zgjedhjeve.

Heshtja mbaron në ora 19, kur mbyllen kutitë në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm

Dje, 18 tetor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale, deri në orën 20:30 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 7935 votues.

Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë ushtruar 1400 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, deri në orën 18:30 kanë votuar 297 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Rezultati i 2021

Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Të drejtë votimi kishin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në rrethin e parë dalja e votuesve ka qenë 50.57%, ndërkaq në rrethin e dytë 50.69%.

Gjatë katër viteve të fundit, numri më i madh i vendeve të kryetarëve të komunave (42) i përkasin koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Kryetarët e komunave të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) drejtuan 16 komuna, ndërsa kryetarët e mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) drejtuan 11. Koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës fitoi 2 mandate të kryetarëve, BESA – 2, dhe koalicioni LDP/DOM, PDSH dhe GROM nga një.  Tre vende të kryetarëve të komunave u fituan nga kandidatë të pavarur.

Në këshillat komunalë mbizotëroi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi 469 vende të këshilltarëve, koalicioni i LSDM-së – 402, ndërsa BDI – 167. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishte 81 këshilltarë, E Majta (Levica) – 49, BESA – 36, ndërsa koalicioni i DOM-it dhe LDP-së – 29 këshilltarë. Kandidatët e pavarur u përfaqësuan me gjithsej 67 vende të këshilltarëve.