BDI: Kërçova nuk do të bjerë në grackën e ndarjeve etnike dhe shpifjeve politike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Kërçovës, duke paralajmëruar se gara po përpiqet të shndërrohet në një The post BDI: Kërçova nuk do të bjerë në grackën e ndarjeve etnike dhe shpifjeve politike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI: Kërçova nuk do të bjerë në grackën e ndarjeve etnike dhe shpifjeve politike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Kërçovës, duke paralajmëruar se gara po përpiqet të shndërrohet në një përballje etnike në vend të një gare idesh dhe programesh.

“Fatkeqësisht, beteja për Kërçovën po shndërrohet sërish në një garë etnike, në vend që të mbetet një përballje idesh dhe vizionesh për qytetin. Sa herë që shqiptarët në Kërçovë janë bërë faktor vendimmarrës, janë aktivizuar mekanizmat e nëntokës – laboratorët e shërbimeve që punojnë në errësirë – për t’i ndarë, për t’i përçarë dhe për t’i diskredituar përfaqësuesit e tyre politikë,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas deklaratës, bëhet fjalë për një “skenar të njohur” që aktivizohet sa herë që kundërshtarët politikë nuk kanë ofertë reale për qytetarët.

“Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë ‘fakte’ dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit.”

BDI thekson se qytetarët e Kërçovës nuk do të bien pre e kësaj propagande.

“Kërçova nuk do të bjerë në këtë grackë. Qytetarët tanë janë të mençur, dinë të dallojnë propagandën e fabrikuar nga realiteti. Ne do të vazhdojmë me qetësi, me dinjitet dhe me bindjen se e ardhmja e Kërçovës nuk ndërtohet me shpifje, por me punë, me përkushtim dhe me respekt për secilin qytetar – pa dallim etnie apo përkatësie.”

Në fund të reagimit, BDI apelon për kujdes dhe verifikim profesional të çdo materiali që qarkullon publikisht, përpara se të bëhen vlerësime apo komente.

“Është thelbësore që para çdo reagimi publik apo nxjerrjeje përfundimesh të verifikohet me kujdes autenticiteti i materialit audio. Vetëm pas një vlerësimi të qartë dhe të besueshëm nga institucionet apo ekspertët përkatës mund të flitet me përgjegjësi mbi përmbajtjen e tij. Çdo koment apo diskutim pa një konfirmim të tillë do të ishte spekulativ dhe potencialisht i dëmshëm, si për personat e përfshirë.” Gazeta Flaka

The post BDI: Kërçova nuk do të bjerë në grackën e ndarjeve etnike dhe shpifjeve politike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .