“Të gjithë për Palestinën” për nesër në Shkup paralajmëroi protestë për mospranimin e gjenocidit në Gaza

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon një marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të shprehur jopranimin e gjenocidit në Gazë, transmeton Portalb.mk. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 18 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, para monumentit “Simfonia e Paqes” në sheshin e Lirisë. Marshimi do të vazhdojë nëpër […]

“Të gjithë për Palestinën” për nesër në Shkup paralajmëroi protestë për mospranimin e gjenocidit në Gaza

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon një marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të shprehur jopranimin e gjenocidit në Gazë, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 18 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, para monumentit “Simfonia e Paqes” në sheshin e Lirisë.

Marshimi do të vazhdojë nëpër zonën qendrore të qytetit dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Palestinën” do të jenë në dispozicion për deklarata për mediat në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit.

Ngjarja është pjesë e një lëvizjeje globale solidariteti me Palestinën, e cila tani po tërheq vëmendjen ndaj nevojës urgjente për qasje të papenguar humanitar në Gazë, si dhe ndaj një rindërtimi të drejtë të udhëhequr nga populli palestinez. Organizatorët theksojnë se mbyllja ose kushtëzimi i ndihmës humanitare është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare duhet të sigurojnë mbikëqyrje dhe përgjegjësi për çdo pengesë të ndihmës.

Qëllimi i protestës është të kujtojë se paqe pa liri nuk ekziston dhe se drejtësia për Palestinën është një parakusht për një botë të drejtë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit. Bombardimet izraelite gjatë 23 muajve të fundit ndërkohë i kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë në Gazë, e kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur rreth 90 përqind të popullsisë dhe kanë shkaktuar krizë humanitare katastrofike. Ekspertët thonë se Qyteti i Gazës – qyteti më i madh në vend – po përjeton zi buke.

Si kujtesë, në qershor, Maqedonia ka abstenuar vazhdimisht armëpushimin në Gaza. Në prill 2025, RMV votoi kundër, në shkurt 2025,  RMV abstenoi,në shtator të viti 2024 abstenoindërsa edhe në tetor 2023 votoi e përmbajtur.