Goditi një adoleshente me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes – arrestohet nga Policia

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është privuar nga liria shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçe nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi The post Goditi një adoleshente me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes – arrestohet nga Policia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Goditi një adoleshente me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes – arrestohet nga Policia

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është privuar nga liria shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçe nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura.

“Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet pasagjerësh “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, e mitura kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë ndërmarrë masat përkatëse dhe shoferi dhe automjeti janë gjetur. Me urdhër të prokurorit publik, B.R. është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

The post Goditi një adoleshente me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes – arrestohet nga Policia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .