Gostivar: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në vendimin e Këshillit

Bazuar në nenin 54, paragrafi (5) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 5/02), Këshilli i Komunës së Gostivarit, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 8 The post Gostivar: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në vendimin e Këshillit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gostivar: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në vendimin e Këshillit

Bazuar në nenin 54, paragrafi (5) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 5/02), Këshilli i Komunës së Gostivarit, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 8 korrik 2024, miratoi vendimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës.

Sipas vendimit, anëtari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zgjidhet për të ushtruar detyrën e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Ai do ta ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, ndërsa gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, i pezullohet funksioni si anëtar i Këshillit Komunal.

Vendimi hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Buletinin Zyrtar” të Komunës së Gostivarit.

Screenshot

Eksperti juridik Qenan Aliu, duke komentuar rastin, thekson se në rastin konkret të Gostivarit, Valbon Limani ligjërisht mbetet në detyrë deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

“Gostivari është rast unikat në aspektin juridik. Për dallim nga komunat tjera ku do të përsëriten zgjedhjet, këtu duhet të respektohet ligji material, edhe pse ekziston një kolizion mes këtij ligji dhe Kodit Zgjedhor,” – deklaroi Aliu.

Ai paralajmëron se qeveria nuk mund të suspendojë vendimin e Këshillit Komunal për emërimin e Limanit dhe ta zëvendësojë me një të emëruar politik.

“Një akt i tillë do të ishte i kontestueshëm dhe mund të ankimohej në Gjykatën Administrative, e cila do ta shqyrtonte me procedurë të shpejtë,” – shton Aliu.

Në fund, ai nënvizon se demokracia nuk është vetëm politikë, por mbi të gjitha procedurë dhe sundim i ligjit. Gazeta Flaka

The post Gostivar: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në vendimin e Këshillit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .