Haqim Ramadani Nuk do funksionarë partiakë në tubimin qendror: Ky tubim do të jetë vetëm me qytetarët
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Bervenicës, Haqim Ramadani, ka paralajmëruar mbajtjen e tubimit qendror të fushatës më të premten, në orën 19:00, në stadiumin e shkollës fillore “7 The post Haqim Ramadani Nuk do funksionarë partiakë në tubimin qendror: Ky tubim do të jetë vetëm me qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Bervenicës, Haqim Ramadani, ka paralajmëruar mbajtjen e tubimit qendror të fushatës më të premten, në orën 19:00, në stadiumin e shkollës fillore “7 Marsi” në Çellopek të Epërm.
Në fjalimin e tij, Ramadani i është drejtuar qytetarëve dhe diasporës me këtë mesazh:
“Të nderuar banorë të Bervenicës, e dashur Diasporë. Sot dua t’iu jap një lajm shumë të mirë. Ditën e premte do të mbahet tubimi qendror në fshatin Çellopek të Epërm në ora 19. Ky tubim ka për qëllim që t’iu tregojë se qytetarët do të jenë vendimtarë – vetëm qytetarët e Komunës së Bervenicës. Siç e kemi fituar komunën e Bervenicës tani e 30 vjet, do ta fitojmë edhe kësaj radhe. Ju bëj apel që ditën e premte, në ora 19:00, të gjithë së bashku në stadiumin e shkollës fillore ‘7 Marsi’ në Çellopek të Epërm, të marrin pjesë të gjithë qytetarët në tubimin madhështor. Për qëllime të unifikimit, u ndalohet të marrin pjesë të gjithë funksionarëve të AKI-së dhe të VLEN-it. Ky tubim do të jetë vetëm me banorët e Komunës së Bervenicës dhe me askënd tjetër.”
Ramadani është në garë në raundin e dytë përballë kandidatit të VMRO-DPMNE-së, dy subjekte që aktualisht janë pjesë e qeverisë.
Pas deklaratës së tij, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka dënuar ashpër qëndrimin e Ramadanit, duke paralajmëruar se “pasi të humb zgjedhjet do të shkarkohet edhe nga posti i drejtorit që mban aktualisht”.
Ndërkohë, edhe lideri i Lëvizjes Besa dhe njëri nga eksponentët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një intervistë për Alsat-M, është distancuar nga deklaratat e Ramadanit:
“Deklaratat e kandidatit në fjalë janë qëndrime personale të tij. Ne, si koalicion VLEN, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë.
Në një komunë dhe në një komunitet multietnik, nuk do të mendoja se strategjia më e mirë është ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi mbi ndarjet etnike, por mbi vizionin tonë për ndërtim dhe zhvillim.” – u shpreh Kasami.
Pas kësaj deklarate të Kasamit, ka reaguar ashpër Vjollca Berisha, e cila e ka cilësuar qëndrimin e tij si “deklaratë dashakeqe”:
“Deklaratë më dashakeqe nuk keni dëgjuar 40 vjet nga një politikan yni.
Të relativizosh tentimin për ta zgjedhur një shqiptar etnik në krye të një komune me shumicë shqiptare, është plotësim i agjendave më perfide antishqiptare…
Tash Bilall Kasami, i cili edhe herë tjetër ka ‘mundur’ të jetë protagonist i një projekti të tillë, kërkon ta udhëheqë Tetovën. Me këto mendime. Në shërbim të këtyre ideve. Jo, faleminderit!”
Në fund, Kasami në deklaratën e tij shtoi edhe një herë se:
“Qëndrimet e kandidatit të komunës së Bervenicës janë qëndrime të tij personale.
Unë, si kryetar i Komunës së Tetovës, përfaqësoj të gjithë qytetarët – shqiptarë, maqedonas, romë dhe turq – dhe nuk mund të qëndroj pas thirrjeve për ndarje etnike.” Gazeta Flaka
The post Haqim Ramadani Nuk do funksionarë partiakë në tubimin qendror: Ky tubim do të jetë vetëm me qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
