Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

sh-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu sot pasi ishte burgosur nga autoritetet serbe. Këtë e ka konfirmuar një familjar përmes një postimi në rrjetet sociale.  “Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi
Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

sh-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu sot pasi ishte burgosur nga autoritetet serbe. Këtë e ka konfirmuar një familjar përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar familjari në Facebook.

Ish-polici, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë. Këtë  e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, ku kishte bërë të ditur se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe. /Klankosova.tv