Islami: KFOR-i garanton sigurinë, nuk pritet su*lm ushtarak nga Serbia

Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar për “Front Online” se, pavarësisht pranisë së ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk ka vend për alarm. Sipas tij, siguria dhe integriteti territorial i Kosovës janë të garantuara nga forcat e KFOR-it, të cilat janë të instaluara brenda territorit të vendit. “Çdo sulm nga Serbia

Islami: KFOR-i garanton sigurinë, nuk pritet su*lm ushtarak nga Serbia


Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar për “Front Online” se, pavarësisht pranisë së ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk ka vend për alarm.

Sipas tij, siguria dhe integriteti territorial i Kosovës janë të garantuara nga forcat e KFOR-it, të cilat janë të instaluara brenda territorit të vendit.

“Çdo sulm nga Serbia do të ishte sulm ndaj NATO-s dhe nuk pres që të ndodhë një gjë e tillë,” theksoi Islami.

Ai nuk e përjashton mundësinë e incidenteve të izoluara si rasti i Banjskës, por sipas tij, pasojat e tyre do të bien mbi shtetin serb.

“Nga ushtria serbe nuk pres sulm se çdo sulm do të thotë ndaj NATO-s, incidente e aksione si në Bansjkë mund të ketë por pasojat barten tek shteti serb dhe nuk besoj që do të ketë”, u shpreh ai.

Islami shtoi se Kosova ka forca të mjaftueshme për t’u përballur me çdo situatë të papritur.