Japonezët fitojnë në Romë konkursin për Tiramisunë më të mirë

Roma priti Kampionatin prestigjioz Botëror kushtuar ëmbëlsirës ikonike italiane Tiramisu, duke bashkuar pastiçeri nga dhjetë vende për të shfaqur krijimet e tyre tradicionale dhe inovative të tiramisusë. Në këtë aktivitet morën pjesë shefa pastiçerie nga 10 vende: Italia, Franca, Australia, Japonia, Maroku, Meksika, Kina, Peruja, Senegali dhe Kolumbia. Çdo konkurrent kishte dy orë për të […] The post Japonezët fitojnë në Romë konkursin për Tiramisunë më të mirë appeared first on Gazeta Si.

Japonezët fitojnë në Romë konkursin për Tiramisunë më të mirë

Roma priti Kampionatin prestigjioz Botëror kushtuar ëmbëlsirës ikonike italiane Tiramisu, duke bashkuar pastiçeri nga dhjetë vende për të shfaqur krijimet e tyre tradicionale dhe inovative të tiramisusë.

Në këtë aktivitet morën pjesë shefa pastiçerie nga 10 vende: Italia, Franca, Australia, Japonia, Maroku, Meksika, Kina, Peruja, Senegali dhe Kolumbia.

Çdo konkurrent kishte dy orë për të krijuar dy versione: Klasik, i rezervuar për tiramisunë e bërë ekskluzivisht me përbërës tradicionalë dhe Inovativ, ku kreativiteti i shefave të pastiçerisë mund të shprehej lirisht, me kusht që të kishte një përbërës të pjekur, djathë të freskët dhe kafe.

Dhe pas një konkursi të nivelit të lartë, juria ndërkombëtare shpalli fituese Japoninë, e ndjekur nga Italia dhe Maroku.

“Ky konkurs përfaqëson thelbin e pastiçerisë bashkëkohore: respektin për traditën, hapjen ndaj botës dhe dëshirën për të sjellë dicka të re pa humbur identitetin”, deklaroi Presidenti Matteo Cutolo.

“Tiramisuja, një simbol i Italisë, sot e konfirmon veten si një gjuhë universale e aftë të bashkojë kulturat dhe profesionistët nga e gjithë bota”, tha Cutolo.

 Japonezja Aya Okada, me origjinë nga Ishikaëa, e lindur në vitin 1996, fitoi vendin e parë me një tiramisu në formë pianoje të zbukuruar me qershi.

Vendi i dytë i shkoi Milena Russo, me origjinë nga Capo d’Orlando (Messina), e cila krijoi “Amor Misù”: një krijim që kombinon trëndafilin bullgar, kafenë, mjedrën dhe piperin rozë, të shoqëruar me një filxhan rozmarine dhe limoni.

Medalje bronzi shkoi për Simon Loutid nga Maroku me “Nostalgjia e një Fëmije”.

Fituesit u përcaktuan nga një juri e përbërë nga emra të mëdhenj në pastiçeri ndërkombëtare.

The post Japonezët fitojnë në Romë konkursin për Tiramisunë më të mirë appeared first on Gazeta Si.