“Ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve”, gazetarja: Gjinkuri në rrethanat e Ahmetaj, po hetohet zyrtarisht nga SPAK
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ish-ministri Damian Gjiknuri po hetohet zyrtarisht nga SPAK. Duke folur në “Syri TV”, Lala tha se e ka pyetur personalisht prokurorin e SPAK Altin Dumani se Gjiknuri është në të njëjtën pozitë si ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili sipas gazetares ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve. Ajo […] The post “Ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve”, gazetarja: Gjinkuri në rrethanat e Ahmetaj, po hetohet zyrtarisht nga SPAK appeared first on Newsbomb Albania.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ish-ministri Damian Gjiknuri po hetohet zyrtarisht nga SPAK.
Duke folur në “Syri TV”, Lala tha se e ka pyetur personalisht prokurorin e SPAK Altin Dumani se Gjiknuri është në të njëjtën pozitë si ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili sipas gazetares ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.
Ajo deklaron se Gjiknuri është paguar nga ministria, por thekson se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK.
“Zyrtarisht është duke u verifikuar pozita e tij. Personalisht kam pyetur zotin Dumani se janë në të njëjtat pozita si zoti Ahmetaj që ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve.
Zoti Gjiknuri u përpoq të thoshte që jo, por është paguar nga ministria e të tjera me radhë por këtë çështje duhet ta hetojë SPAK nqs e ka paguar nga ministria se në çfarë rrethanash është gjetur”, deklaroi Lala
The post “Ka udhëtuar me pronarët e inceneratorëve”, gazetarja: Gjinkuri në rrethanat e Ahmetaj, po hetohet zyrtarisht nga SPAK appeared first on Newsbomb Albania.