Fiken dritat në Kuvend, Berisha flet në terr: Sot nisi beteja jonë me gangsterat

Aspak normale ka qenë seana e sotme parlamentare në Kuvend, e cila u mbyll pa nisur ende. Situatë kjo që u shkaktua pasi deputetët e PD shkuan dhe u vendosën në karriget e ministrave. Seanca u shty për një ditë tjetër, ndërsa deputetët e PD qëndrojnë ende në Kuvend në errësirë të plotë. Pasi senaca […] The post Fiken dritat në Kuvend, Berisha flet në terr: Sot nisi beteja jonë me gangsterat appeared first on Newsbomb Albania.

Fiken dritat në Kuvend, Berisha flet në terr: Sot nisi beteja jonë me gangsterat

Aspak normale ka qenë seana e sotme parlamentare në Kuvend, e cila u mbyll pa nisur ende. Situatë kjo që u shkaktua pasi deputetët e PD shkuan dhe u vendosën në karriget e ministrave.

Seanca u shty për një ditë tjetër, ndërsa deputetët e PD qëndrojnë ende në Kuvend në errësirë të plotë. Pasi senaca është mbyllur dhe dritat janë fikur.

Berisha edhe pse në errësirë vijon të mbajë fjalën nga foltorja “live” nga Facebook-u i tij, ndërsa disa deputetë e kanë ndihmuar duke ndezur dritat e telefonave

“Dritat u fikën nga një grup gangsterësh, këtë betejë e kemi detyrim ndaj qytetarëve. Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan. Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë.

Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.

Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush. Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve.

Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës”, tha Berisha.

The post Fiken dritat në Kuvend, Berisha flet në terr: Sot nisi beteja jonë me gangsterat appeared first on Newsbomb Albania.