SPAK shpalli tre vende vakante për prokurorë, deri tani asnjë aplikim

Prej dy javësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Mirëpo deri tani asnjë aplikim nuk është regjistruar nga prokurorët, për shpalljen që zgjat deri më 16 tetor. Aktualisht SPAK ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar. […] The post SPAK shpalli tre vende vakante për prokurorë, deri tani asnjë aplikim appeared first on Ditar.al.

SPAK shpalli tre vende vakante për prokurorë, deri tani asnjë aplikim

Prej dy javësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Mirëpo deri tani asnjë aplikim nuk është regjistruar nga prokurorët, për shpalljen që zgjat deri më 16 tetor. Aktualisht SPAK ka në detyrë 17 prokurorë të komanduar dhe një të emëruar. Megjithatë mundësitë për të aplikuar zgjasin edhe 5 ditë ndërsa nuk dihen arsyet pse prokurorët ngurrojnë të aplikojnë.

Në momentin e kandidimit ata duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;

2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;

3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

Ndërsa pas aplikimit kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës. 

The post SPAK shpalli tre vende vakante për prokurorë, deri tani asnjë aplikim appeared first on Ditar.al.