KLSH kërkon të auditojë punën e Ramës: Na duhet mbështetja e ndërkombëtarëve

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot raportin vjetor të institucionit që drejton gjatë mbledhjes së përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë. Gjatë raportimit të tij, Shehu u ndal te letra e një audituesi të larguar të KLSH-së, i cili kishte kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve për të […] The post KLSH kërkon të auditojë punën e Ramës: Na duhet mbështetja e ndërkombëtarëve appeared first on Ditar.al.

KLSH kërkon të auditojë punën e Ramës: Na duhet mbështetja e ndërkombëtarëve

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot raportin vjetor të institucionit që drejton gjatë mbledhjes së përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë.

Gjatë raportimit të tij, Shehu u ndal te letra e një audituesi të larguar të KLSH-së, i cili kishte kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve për të audituar punën e kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë vitit 2024, Shehu tha se KLSH ka kryer 159 auditime, ndërsa janë referuar 13 kallëzime penale për veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit.

“Gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes dhe ka dhënë 4,378 rekomandime, ku përfshihen 993 masa disiplinore, 66 masa administrative dhe 697 masa për efekte financiare. Përveç kësaj, janë referuar 13 kallëzime penale për veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit”, tha Shehu.

Një problematik që u evidentua nga kreu i KLSH-së, lidhet me menaxhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht për shkak të mungesës se inxhinierëve bio – mjekësorë, në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës, duke sjellë varësi nga shërbimet e jashtme dhe kosto të larta dhe menaxhim të pasigurt të burimeve.

“Në sektorin e shëndetësisë, janë konstatuar problematika në menaxhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht për shkak të mungesës se inxhinierëve bio – mjekësorë, në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës, duke sjellë varësi nga shërbimet e jashtme dhe kosto të larta dhe menaxhim të pasigurt të burimeve. Po ashtu shpërndarja e pajisjeve nuk përputhet me nevojat reale të popullsisë. Përkujdesja për pacientët me probleme të shëndetit mendor mbetet e pamjaftueshme. Auditimi evidentoi mungesën e një qasjeje, ndërsa spitalet psikiatrike përballen me mungesa serioze në kapacitetet e akomodimeve dhe shërbimeve”, tha Shehu.

The post KLSH kërkon të auditojë punën e Ramës: Na duhet mbështetja e ndërkombëtarëve appeared first on Ditar.al.