KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje të parakohshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale dhe certifikimi i tyre përfshin disa hapa të rëndësishëm, duke përfshirë verifikimin e rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale dhe certifikimi i tyre përfshin disa hapa të rëndësishëm, duke përfshirë verifikimin e rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Telegrafin se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.
“Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. KQZ është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, tha Elezi.

