Krimi godet sërish vendin! Vritet 36 vjeçari në Vlorë, viktima i afërm me një prej të akuzuarve për “Masakrën e Çoles”

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Gjorm të Vlorës. Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar Dalan Aliaj, i cili është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Raportohet se ndaj tij është qëlluar të paktën 6 herë, ndërsa 36 vjecari nuk u mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spital. Aliaj […] The post Krimi godet sërish vendin! Vritet 36 vjeçari në Vlorë, viktima i afërm me një prej të akuzuarve për “Masakrën e Çoles” appeared first on Ditar.al.

Krimi godet sërish vendin! Vritet 36 vjeçari në Vlorë, viktima i afërm me një prej të akuzuarve për “Masakrën e Çoles”

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Gjorm të Vlorës. Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar Dalan Aliaj, i cili është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Raportohet se ndaj tij është qëlluar të paktën 6 herë, ndërsa 36 vjecari nuk u mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015 ne Vlore.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Informacion paraprak/ Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Krimi godet sërish vendin! Vritet 36 vjeçari në Vlorë, viktima i afërm me një prej të akuzuarve për “Masakrën e Çoles” appeared first on Ditar.al.