Kryeprokurori përballë deputetëve, Çela: Po hetohet përfshirja e administratës në fushatë zgjedhore

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka prezantuar sot në Kuvend punën e bërë nga institucioni që ai drejton për vitin 2024, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve. I pyetur nga deputeti Agron Gjekmarkaj lidhur me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore për 11 majin, Çela u shpreh se […] The post Kryeprokurori përballë deputetëve, Çela: Po hetohet përfshirja e administratës në fushatë zgjedhore appeared first on Ditar.al.

Kryeprokurori përballë deputetëve, Çela: Po hetohet përfshirja e administratës në fushatë zgjedhore

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka prezantuar sot në Kuvend punën e bërë nga institucioni që ai drejton për vitin 2024, ku iu është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve.

I pyetur nga deputeti Agron Gjekmarkaj lidhur me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore për 11 majin, Çela u shpreh se janë marrë disa masa për krimet zgjedhore dhe janë disa çështje penale që po hetohen.

Ndërkohë kryeprokurori tha se rezultatet për këto hetime pritet të bëhen të ditura brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Pyetje: Administrata u përdor dhe u bë presion, pse nuk u ushtrua ndjekje penale. Ca bëni për të ndëshkuar përdorimin e burimeve njerëzore.

Çela: Janë marrë disa masa, kjo është çështje e vitit 2025. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme u ndërmorën hapa në drejtim të forcimit, të koordinimit institucional me KQZ, SPAK dhe Policinë e Shtetit në mënyrë që të kishim qasje të koordinuar, qoftë në drejtim të masave institucionale, por edhe ato ndër institucional. U organizua puna edhe brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe pune për periudhën zgjedhore me prokurorë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Këto ishim masat nga pikëpamja administrative. Janë disa çështje penale, s’mund ta them numrin e saktë, janë të shpërndara në territorin e republike, lidhur me përdorimin e administratës publike dhe përdorimin e fondeve gjatë fushatës, janë në vijim dhe një rezultat i hetimeve mbetet për tu parë në vijim.

The post Kryeprokurori përballë deputetëve, Çela: Po hetohet përfshirja e administratës në fushatë zgjedhore appeared first on Ditar.al.