Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se ishte nder i veçantë t’i pres dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn. Ai ka treguar se gjatë këtij takimi biseduan për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn
Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryetari Latifi pret në takim Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se ishte nder i veçantë t’i pres dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn.

Ai ka treguar se gjatë këtij takimi biseduan për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën dhe për kombin tonë.

“Vlerësoj lart angazhimin e z. Bajraktari dhe z. Gecaj për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, nga mbështetja vendimtare për UÇK-në dhe proceset drejt lirisë e pavarësisë, deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit të Kosovës dhe forcimi i pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë-ShBA.

“Përmes lobimit të pandalshëm, lidhjeve të fuqishme me politikëbërës amerikanë dhe rolit të tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, ata kanë ndihmuar që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë, drejtësisht dhe me dinjitet në Uashington. Faleminderit për vizitën dhe për punën e palodhshme në mbështetje të vendit tonë!”, ka shkruar Latifi.