KSHZ: AKI para VLEN-it edhe në listat për Këshillin Komunal, edhe me kandidatët për kryetar komune
Sipas përllogaritjeve të votave për kryetar komune nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka marrë gjithsej 120.173 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 99.158 vota. Diferenca The post KSHZ: AKI para VLEN-it edhe në listat për Këshillin Komunal, edhe me kandidatët për kryetar komune appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas përllogaritjeve të votave për kryetar komune nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka marrë gjithsej 120.173 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 99.158 vota. Diferenca prej 21.015 votash është në favor të AKI-së, duke e vendosur këtë të fundit si forcën më të votuar shqiptare në garën për kryetarë komunash.
Edhe në garën për këshillat komunalë, rezultatet tregojnë një epërsi të qartë të Aleancës Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga BDI, me 114.246 vota, përballë 91.242 votave të Koalicionit VLEN.
Këto të dhëna tregojnë se, si në nivelin ekzekutiv lokal ashtu edhe në atë përfaqësues, AKI ka dalë fituese ndaj VLEN-it, duke konsoliduar legjitimitetin e saj politik si blloku më i fuqishëm shqiptar në skenën politike pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025.
Rezultatet reflektojnë gjithashtu një mesazh të qartë nga elektorati shqiptar, i cili ka konfirmuar mbështetjen për vazhdimësinë e linjës politike të udhëhequr nga BDI dhe aleatët e saj nën ombrellën e Aleancës Kombëtare për Integrim. Gazeta Flaka
The post KSHZ: AKI para VLEN-it edhe në listat për Këshillin Komunal, edhe me kandidatët për kryetar komune appeared first on Flaka, në çdo lajm... .