KSHZ: Deri në ora 20 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 personat e paraqitur të sëmurë dhe të pafuqishëm
Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në ora 20 kanë votuar 3.327 votues, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Portalb.mk. “Në 14 institucione ndërshkuese korrektuese, ku të drejtën e tyre të votës […]

Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në ora 20 kanë votuar 3.327 votues, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Portalb.mk.
“Në 14 institucione ndërshkuese korrektuese, ku të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.256 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose paraburgim, deri në ora 18:30 kanë votuar 588 votues. Nga 214 persona të vendosur në institucionet për kujdes jashtëfamiljar deri në ora 18:30 kanë votuar 125 votues, kumtoi KSHZ.
Votimi, siç thuhet në kumtesë, për të gjithë këto kategori votuesish po zhvillohet pa pengesa dhe pa kurrfarë probleme dhe parregullsi.
KSHZ-ja njoftoi se rezultatet nga votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, nëpër burgje dhe azilet për pleq, nuk publikohen sot veçmas. Çdo fletëvotim vendoset në një zarf të veçantë të vulosur dhe në kutitë e votimit dhe ato sot nuk do të hapen.
“Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve nga votimi i sotëm realizohet së bashku me rezultatet nga votimi i përgjithshëm i zgjedhjeve nesër pas orës 19, për çdo vendvotim dhe çdo komunë ku votohet, saktësuan nga KSHZ-ja.
Во вториот круг од локалните избори 2025 утре се гласа за градоначалници во 32 општини и во Градот Скопје, како и на три избирачки места во Шуто Оризари за советници.
Право на глас имаат 1.013.375 граѓани.
Në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale 2025, nesër do të votohet për kryetarë të komunave në 31 komuna dhe në Qytetin e shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë.
Të drejtë vote kanë 1. 013. 375 qytetarë.
Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Në zgjedhjet lokale, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë, të cilët mund të votonin në 3.474 vendvotime.
