KSHZ: Votimi i të sëmurëve dhe të burgosurve po zhvillohet pa pengesa
Votimi për personat e sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim, si dhe i atyre që janë regjistruar për të votuar dhe janë të vendosur në institucione për kujdes jashtëfamiljar, po zhvillohet pa pengesa në të gjithë komunat ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i […]

Votimi për personat e sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim, si dhe i atyre që janë regjistruar për të votuar dhe janë të vendosur në institucione për kujdes jashtëfamiljar, po zhvillohet pa pengesa në të gjithë komunat ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton Portalb.mk.
“Votimi ka filluar sot në orën 7 të mëngjesit dhe po zhvillohet pa pengesa në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.
Sipas të dhënave të tyre, sot të drejtën e tyre për votim e realizojnë 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 1.256 persona që po vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim në 14 institucione korrektuese – përmirësuese dhe 214 persona të vendosur në 13 qendra për kujdes jashtëfamiljar.
Në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale 2025, nesër do të votohet për kryetarë të komunave në 31 komuna dhe në Qytetin e shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë.
Të drejtë vote kanë 1. 013. 375 qytetarë.
Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Në zgjedhjet lokale, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë, të cilët mund të votonin në 3.474 vendvotime
