Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor
Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes […]

Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet.
Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve:
Komisioni i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë. Pas pranimit të njoftimit, Qeveria në afat prej 15 ditësh do të emërojë person të besuar për kryerjen e punëve që janë në kompetencë të kryetarit të komunës. Qeveria, më së voni në afat prej 15 ditësh pas ditës së emërimit të personit të besuar, e njofton kryetarin e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Zgjedhjet e përsëritura mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me ç’rast nuk zbatohet kushti i parashikuar i daljes së një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve për komunën përkatëse.
Sipas afateve ligjore zgjedhjet pritet të mbahen më së voni në muajin janar 2026.
Kryeministri Hristijan Mickoski javën e kaluar deklaroi se pret që gjatë kësaj jave KSHZ-ka zyrtarisht t’i përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë Qeverinë, që më pas ata të vazhdojnë me procedurat tjera.
- LEXO: Qeveria do të caktojë u.d kryetar në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Qendër Zhupës dhe Mavrovës
Kujtojmë se në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 mbajt më 19 tetor ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.

