Ky është lokali ku ndodhi shpërthimi në Tiranë, tronditën banorët

Një shpërthim me eksploziv paraditen e sotme tronditi banorët te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Prokop Mima”. Sipas policisë ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në vetratën e lokalit në pronësi të një gruaje.   Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale. Në pamje […]

Ky është lokali ku ndodhi shpërthimi në Tiranë, tronditën banorët

Një shpërthim me eksploziv paraditen e sotme tronditi banorët te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Prokop Mima”.

Sipas policisë ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në vetratën e lokalit në pronësi të një gruaje.

 

Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Në pamje shihet se janë dëmtuar xhamat e vetratës si dhe xhami i një makine që ndodhej e parkuar.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e saj.