LDK dhe Nisma arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë

LDK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin në Fushë Kosovë Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor. Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Osmani […] The post LDK dhe Nisma arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë appeared first on ATV.

LDK dhe Nisma arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë

LDK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Osmani nuk ka zbuluar detaje rreth marrëveshjes, por ka theksuar se synimi i përbashkët është fitorja dhe qeverisja në interes të qytetarëve.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, shkroi Osmani.

Nga ana tjetër, kryetari i Nismës në këtë komunë, Driton Ademi, deri tani nuk ka dalë me një reagim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Osmani i LDK-së u radhit i dyti me 7,840 vota ose 36.63%, ndërsa kundërshtari i tij në balotazh, kandidati i LVV-së për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, është radhitur i pari me 9,669 vota ose 45.18%.

The post LDK dhe Nisma arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë appeared first on ATV.