LSDM: Jemi në epërsi dhe presim fitore në shtatë komuna

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor ku ka thënë se kjo parti është në epërsi në shumë komuna në vend dhe presin fitore që në rrethin e parë, transmeton Portalb.mk. “Jemi në epërsi në Qendër, Kriva Pallankë, Probishtip, Çuçer Sandevo, Çeshinovë dhe Obleshevë, […]

LSDM: Jemi në epërsi dhe presim fitore në shtatë komuna
Aleksanda Sasha Dimitrijeviq, Foto: LSDM

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor ku ka thënë se kjo parti është në epërsi në shumë komuna në vend dhe presin fitore që në rrethin e parë, transmeton Portalb.mk.

“Jemi në epërsi në Qendër, Kriva Pallankë, Probishtip, Çuçer Sandevo, Çeshinovë dhe Obleshevë, Krivogashtanë dhe Bogdancë. Një garë e ngushtë zgjedhore po zhvillohet në NEgotinë, Vallandovë, Makedonska Kamenicë, Rankovcë dhe Lozovë. Në Dojran gjithashtu jemi në epërsi, por me shumë gjasë do të ketë edhe rreth të dytë”, deklaroi Dimitrijeviq.

Ai theksoi se, LSDM shënon rezultate më të mirë në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale që sipas tij, është dëshmi se qytetarët e njohin politikën e stabilitetit dhe sigurisë.

“Në çdo komunë kemi rezultate më të mira nga zgjedhjet paraprake. Ky është një tregues i qartë se besimi në LSDM po rritet”, shtoi ai.

Megjithatë, ai ka theksuar se procesi zgjedhor nuk ka kaluar pa parregullësi. Sipas tij, vëzhguesit e LSDM-së kanë vërejtur më shumë raste të shkeljeve të heshtjes zgjedhore, agjitim dhe tentim për ryshfet votash.