RMV, sot votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm

Sipas njoftimit të fundit të KSHZ-së, procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të burgosur është zhvilluar kryesisht pa probleme, njofton Portalb.mk. Sot, më 18 tetor 2025, u zhvillua procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të paaftë, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, […]

RMV, sot votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Sipas njoftimit të fundit të KSHZ-së, procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të burgosur është zhvilluar kryesisht pa probleme, njofton Portalb.mk.
Sot, më 18 tetor 2025, u zhvillua procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të paaftë, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, si dhe për personat që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare.

Nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale, deri në orën 20:30 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 7935 votues.

Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë ushtruar 1400 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, deri në orën 18:30 kanë votuar 297 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.

Ndërkaq më herët, KSHZ njoftoi se, ka anuluar një listë të konfirmuar për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit të paraqitur nga Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve (LUKT). Arsyeja është se më 17 tetor KSHZ, sipas informacioneve të marra, ka mësuar se në këtë listë ndodhej një person i ndjerë. KSHZ ka propozuar që për këtë rast të veprojë më tej Prokuroria Publike.

Anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se një rast i tillë me një person të propozuar të ndjerë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar. Edhe atëherë lista ishte refuzuar.

KSHZ njofton se rezultatet e votimit të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të të burgosurve dhe të personave të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, nuk publikohen veçmas sot.
Çdo fletëvotim individual është vendosur në një zarf të veçantë të mbyllur dhe në kutitë e votimit, dhe ato nuk hapen sot.
Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve të votimit të sotëm bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të votimit të nesërm pas orës 19:00, për secilin vendvotim dhe për secilën komunë.

Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?