Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Na thanë se i kanë humbur email-et me UNESCO-n
Ditën e sotme, është mbajtur seanca e tretë për Koncesionin e Butrintit. Në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës në Gjykatën Kushtetuese, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka qenë dhe një ndër personat e parë që ka ngritur shqetësimin se pasuria e shqiptarëve po i jepet me koncesion të huajve, […] The post Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Na thanë se i kanë humbur email-et me UNESCO-n appeared first on Newsbomb Albania.

Ditën e sotme, është mbajtur seanca e tretë për Koncesionin e Butrintit. Në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës në Gjykatën Kushtetuese, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka qenë dhe një ndër personat e parë që ka ngritur shqetësimin se pasuria e shqiptarëve po i jepet me koncesion të huajve, ka bërë me dije se pavarësisht vendimit të Gjykatës, nuk i është vendosur në dispozicion asnjë dokumentacion me komunikimet zyrtare të UNESCOS.
Sipas deputetes ky mosdorëzim i këtyre dokumenteve të kërkuara është justifikuar me faktin se janë fshirë emailet. Ajo theksoi se për këtë “fshirje të email-eve” janë vënë në dijeni përmes një letre me shkrim dore e cila ka qenë jashtë të gjitha standarteve ligjore.
“Ne na ka ardhur nje letër me shkrim dore e cila shkruan se komunikimet me UNESCO na kanë humbur pasi përshkak se një punonjëse ka ikur nga puna dhe emaili i saj është mbyllur. Kjo është tërësisht qesharake dhe nuk ka të bëjë me standartet shtetëror. Unë mendoj se për 4 vjet komunikimet me UNESCO nuk janë bërë nga një punonjëse por janë bërë me emaile zyrtare dhe ka AKSHI kompetencë për ta nxjerrë, ministritë për ti pasur si prova për komunikimet e mëtejshme me UNESCO”, tha ajo.
Pjesë nga fjala e Zhupës:
Fillimisht ju falenderoj për prezencën tuaj këtu. Bashkë me kolegët Isuf Çela, Emond Spaho, Grida Bardeli, Elda Hoti, Asllan Dogjani dhe dy avokatët kemi ardhur këtu në seancën e tretë për Komcesionin e Butrintit. Ashtu si dhe ju kam vënë në dijeni për çdo hap të kësja padie doja tju vendosja në dijeni për situatën e sotme dhe çfarë pritet nga seanca e sotme. Siç e dini GJK ka marrë një vendim i cili ishte për të detyruar subjektin e interesuar për të përcjellë të gjithë dokumentacionin e komnukimeve zyrtare me UNESCO në lidhje me këtë koncesion.
Doja tju vendosja në dijeni që nuk është sjellë asnjë dokumentacion nga data 20 shkurt 2020 deri në ditet tona, pra 4 vjet boshllëk dokumentacioni dhe ky është një mosrespektim i vendimit të GJK nga Këshilli i Ministrave. Kur Keshilli i Ministrave nuk respekton një vendim të ndërmjetëm me fuqi nga Gjykata Kushtetuese atëhere është e kotë të vazhdojmë një proces gjyqësor kur pritshmëria është që këta nuk do respektojnë as vendimin final të Gjykatës. Ne na ka ardhur nje letër me shkrim dore e cila shkruan se komunikimet me UNESCO na kanë humbur pasi përshkak se një punonjëse ka ikur nga puna dhe emaili i saj është mbyllur.
Kjo është tërësisht qesharake dhe nuk ka të bëjë me standartet shtetëror. Unë mendoj se për 4 vjet komunikimet me UNESCO nuk janë bërë nga një punonjëse por janë bërë me emaile zyrtare dhe ka AKSHI kompetencë për ta nxjerrë, ministritë për ti pasur si prova për komunikimet e mëtejshme me UNESCO. Dua tju ve ne dijeni se nuk tërhiqemi do vazhdojmë këtë proces deri në fund me të gjitha provat dhe faktet që Butrinti edhe sot që ne flasim është duke u tjetërsuar historia, është duke u dëmtuar, janë studiuesit aty që janë duke e interpetojnë gjetjen aty si gjetje greke.
The post Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Na thanë se i kanë humbur email-et me UNESCO-n appeared first on Newsbomb Albania.