Komisioni i Reformës Zgjedhore, beteja e madhe në Parlament, Berisha: Rama do t’i caktojë kryetarin opozitës, nuk e lejojmë
Kundërshtimi i mazhorancës për të ndryshuar anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore është kthyer në betejën kryesore të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha, që tashmë mbështetet edhe nga grupimi i Gazment Bardhit. Pavarësisht se disa nga anëtarët e këtij Komisioni nuk janë më deputetë dhe duhen ndryshuar, Partia Socialsite nuk ka dhënë ende […] The post Komisioni i Reformës Zgjedhore, beteja e madhe në Parlament, Berisha: Rama do t’i caktojë kryetarin opozitës, nuk e lejojmë appeared first on Ditar.al.

Kundërshtimi i mazhorancës për të ndryshuar anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore është kthyer në betejën kryesore të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha, që tashmë mbështetet edhe nga grupimi i Gazment Bardhit.
Pavarësisht se disa nga anëtarët e këtij Komisioni nuk janë më deputetë dhe duhen ndryshuar, Partia Socialsite nuk ka dhënë ende dakordësinë, duke bërë që ky Komision prej më shumë se 1 viti të jetë i padobishëm, në një kohë kur duhet zgjidhur sa më parë çështja e reformës zgjedhore.
I pyetur për këtë çështje, Sali Berisha tha se nuk do të lejojë Ramën që të zgjedhë përfaqësuesit e opozitës, por do të bëjë gjithçka që Rama të përballet me pasojat e vendimeve të tij.
Berisha: Akti i djeshëm në Parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narko-shtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite. Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në Parlament dhe në një akt të pashembullt merr përsipër t’i caktojë opozitës përfaqësuesin që do ai siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit. Të gjitha këto janë çështje thelbësore që opozita do t’u përgjigjet.
Pyetje: Do të lejoni që reformën ta bëjë Basha me Ramën?
Berisha: Nuk do ta njohim një akt që përjashton opozitën, nuk do të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama, por përgjegjësia do të bjerë mbi ata që do të çojnë vendin drejt destabilizimit. Nuk ka shqiptar, në 600 mijë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë që përfaqësuesin e tyre ta caktojë Rama. Ne do të bëjmë gjithçka që ai të përballet me pasojat.
The post Komisioni i Reformës Zgjedhore, beteja e madhe në Parlament, Berisha: Rama do t’i caktojë kryetarin opozitës, nuk e lejojmë appeared first on Ditar.al.