U hap konkursi për përzgjedhjen e poemës më të mirë në Maqedoninë e Veriut
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 22 nëntor në konkursin për poemën më të mirë “Grigor Prliçev”, transmeton Portalb.mk. “IN Qendra për kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër ka publikuar konkursin për përzgjedhjen e poemës më të mirë “Grigor Prliçev” për vitin 2025. Konkursi do të zgjat deri më 22 […]


Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 22 nëntor në konkursin për poemën më të mirë “Grigor Prliçev”, transmeton Portalb.mk.
“IN Qendra për kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër ka publikuar konkursin për përzgjedhjen e poemës më të mirë “Grigor Prliçev” për vitin 2025. Konkursi do të zgjat deri më 22 nëntor”, raportoi Ministria për Kulturë.
Të interesuarit janë të lirë vetë të zgjedhin temën e përmbajtjes së poemës, ndërsa kanë mundësi të bëjnë vetëm një aplikim.
“Për poemën më të mirë është e paraparë edhe shpërblim financiar”, sqaroi Ministria, duke theksuar se fituesi do të zgjedhet nga juria e përbërë prej tre autorëve të Maqedonisë së Veriut.