Mediu “ndërpret” emisionin: “Trupa gjykuese” po kundërshton ligjin, kanë kaluar 15 vite nga Gërdeci
Ish-ministri Fatmir Mediu ka thënë se parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vite, ndërsa nga tragjedia e Gërdecit kanë kaluar 15 vite. Në një lidhje direkte në “Open”, Mediu ironizoi të ftuarit të cilët po diskutonin çështjen e Gërdecit duke i quajtu “trup gjykues”. Ai iu ka drejtuar atyre duke iu […] The post Mediu “ndërpret” emisionin: “Trupa gjykuese” po kundërshton ligjin, kanë kaluar 15 vite nga Gërdeci appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-ministri Fatmir Mediu ka thënë se parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vite, ndërsa nga tragjedia e Gërdecit kanë kaluar 15 vite.
Në një lidhje direkte në “Open”, Mediu ironizoi të ftuarit të cilët po diskutonin çështjen e Gërdecit duke i quajtu “trup gjykues”. Ai iu ka drejtuar atyre duke iu thënë se po diskutojnë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas asaj që thotë ish-ministri, parashkrimi i veprës penal të shpërdorimit të detyrës është 10 vjen ndërsa nga shpërthimin në Gërdec kanë kaluar 15 vjet.
Mediu shprehet se Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit, pasi ai thotë se sipas Kushtetutës, organi ligjbërës është parlamenti.
“Mirëmbrëma dhe trupit gjykues që keni aty. Këshillat dikur kanë qenë në lagje dhe tani bëhen në media. Çdo gjë që po diskutohet është në kundërshtim flagrant të ligjit. Parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet.
Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Sipas Kushtetutës organi ligjbërës është parlamenti. Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit. Nuk ka vetëm një vendim pushimi në 2009, por edhe në 2015 dhe 2018.
Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë. Pse hapet pasi është parashkruar çështja?” u shpreh Fatmir Mediu.
The post Mediu “ndërpret” emisionin: “Trupa gjykuese” po kundërshton ligjin, kanë kaluar 15 vite nga Gërdeci appeared first on Newsbomb Albania.