Kosova dërgoi në “Speciale” heronjtë e luftës, Serbia liron vrasësit e kriminelët
Gjykata e Beogradit ka lënë të lirë pas më pak se 245 orë Milan Radoiçiç, kreun e grupit terrorist që në veri të Kosovës vranë efektivin Afrim Bunjaku. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për ta mbajtur në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtari vendosi lirimin e tij, duke i dhënë mundësinë për t’iu larguar […] The post Kosova dërgoi në “Speciale” heronjtë e luftës, Serbia liron vrasësit e kriminelët appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Beogradit ka lënë të lirë pas më pak se 245 orë Milan Radoiçiç, kreun e grupit terrorist që në veri të Kosovës vranë efektivin Afrim Bunjaku.
Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për ta mbajtur në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtari vendosi lirimin e tij, duke i dhënë mundësinë për t’iu larguar drejtësisë edhe njëherë tjetër. Lirirmi i tij nuk tregon asgjë tjetër veçse përfshirjen e shtetit serb në sulmin që ndodhi në veriu, pasi vetë Radoiçiç ka pranuar se ishte ai organizatori i gjithçkaje.
Ndërkohë, teksa Serbia liron vrasësit e kriminelët dhe nuk ka dënuar asnjë kriminel të luftës në Kosovë, ku u vranë e masakruan mijëra burra, gra e fëmijë, Kosova nga ana e saj ka dërguar në Gjykatën Speciale heronjtë e vendit, ata që drejtuan luftën kundër kriminelëve e që nuk lejuan spastrimin etik të vendit.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ish-pjesëtarë tjerë të kësaj ushtrie po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale prej më shumë se 3 vitesh, teksa iu është mohuar çdo kërkesë për t’u gjykuar në gjendje të lirë, pavarësisht se rreziku për t’u arratisur është shumë më i vogël sesa ai për Radoiçiç.
Por pse duhet që shqiptarët të nënshtrohen gjithmonë përpara vendimeve të Europës, ndërkohë që padrejtësitë që na bëhen janë gjithmonë e më të mëdha.
Si do të ishte reagimi i ndërkombëtarëve nëse ndonjë shqiptar i Kosovës do të kryente sulm terrorist në Serbi? Sigurisht shumë më i ashpër sesa reagimi ndaj Serbisë, madje sanksionet do të kishin nisur që në ditët e para, ashtu siç ndodhi vetëm sepse Albin Kurti nuk pranoi kushtet e vendosura nga Lajçak dhe Vuçiç.
Ndoshta ka ardhur koha që të gjthë shqiptarët të ngrihen dhe të kërkojnë atë çfarë u takon, pasi jo vetëm që po na nëpërkëmbin, por heronjtë po na i trajtojnë si kriminela, ndërsa vrasësit serbë si ushtarë të lirisë.
The post Kosova dërgoi në “Speciale” heronjtë e luftës, Serbia liron vrasësit e kriminelët appeared first on Ditar.al.