Mes polemikave, Gjinushi rizgjidhet në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është rizgjedhur si kryetari i Akademisë së Shkencave. Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme Gjinushi arriti të marrë 51 vota pro dhe dy kundër, duke vijuar kështu të jetë në krye të Akademisë së Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro […] The post Mes polemikave, Gjinushi rizgjidhet në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave appeared first on Newsbomb Albania.

Mes polemikave, Gjinushi rizgjidhet në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi është rizgjedhur si kryetari i Akademisë së Shkencave. Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme Gjinushi arriti të marrë 51 vota pro dhe dy kundër, duke vijuar kështu të jetë në krye të Akademisë së Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.

Sipas Balkanweb mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Më herët Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimi Publik miratoi projektligjin për Akademinë e Shkencave, përmes të cilit kryetarit i lejohet një mandat i dytë dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç.

Ky projekligj solli dhe rikandidim e Gjinushit për këtë post.  Akademiku i vetëm që ka kundërshtuar procedurat e ndjekura dhe rikandidimin e Gjinushit ka qenë Artan Fuga. Në rrjetet e tij sociale, Fuga ka akuzuar socialistët se shkelën ligjin për t’i mundësuar Gjinushit rizgjedhjen. Gjithashtu, edhe opozita ka patur kritika të shumta lidhur me këtë projektligj duke akuzuar socialistët se po favorizonin Gjinushin duke shkelur ligjin.

 

The post Mes polemikave, Gjinushi rizgjidhet në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave appeared first on Newsbomb Albania.