Ministrja e Jashtme gjermane për herë të parë në Tiranë, flet për mediat shqiptare
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Barboock, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Gjatë fjalës së saj para mediave Baerbock ka folur për sulmin serb në Kosovë, për të cilin u shpreh se tensionet e krijuara përgjatë ditëve të fundit vënë […] The post Ministrja e Jashtme gjermane për herë të parë në Tiranë, flet për mediat shqiptare appeared first on Newsbomb Albania.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Barboock, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Gjatë fjalës së saj para mediave Baerbock ka folur për sulmin serb në Kosovë, për të cilin u shpreh se tensionet e krijuara përgjatë ditëve të fundit vënë në rrezik procesin e Berlinit.
“Tensionet në Kosovë vënë në rrezik Procesin e Berlinit”,u shpreh ajo
Për ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ky takim konsiderohet si përgatitje e samitit të të radhës të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se Barboock gjatë vizitës në vendin tonë do të zhvillojë një takim me homolgun shqiptar, Igli Hasani si dhe me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, po zhvillohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashthme të Procesit të Berlini.
Në këtë samit marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
The post Ministrja e Jashtme gjermane për herë të parë në Tiranë, flet për mediat shqiptare appeared first on Newsbomb Albania.