Mickoski: Fituam Kërçovën, ra Fatmir Dehari, në Bervenicë kundërkandidatit nuk ia përmendi emrin, populli tregoi se Maqedonia është sërish e jotja
Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të sotme lokale, tha se, koalicioni i udhëhequr nga VMRO – DPMNE ka korrur fitore bindëse. Duke komentuar rezultatet për Komunën e Kërçovës, Mickoski theksoi se, fitorja në Kërçovë është simbolike dhe dërgon një mesazh për një Maqedoni më të bashkuar dhe më të fortë, transmeton Portalb.mk. […]

Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të sotme lokale, tha se, koalicioni i udhëhequr nga VMRO – DPMNE ka korrur fitore bindëse. Duke komentuar rezultatet për Komunën e Kërçovës, Mickoski theksoi se, fitorja në Kërçovë është simbolike dhe dërgon një mesazh për një Maqedoni më të bashkuar dhe më të fortë, transmeton Portalb.mk.
“Duhet të pranoj një mesazh veçanërisht të fortë që vjen sonte, dhe ai vjen nga Kërçova jonë. Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër keqmenaxhimit. Treguam se çfarë mund të bëjmë kur jemi të bashkua. Pikërisht kjo fitore është dëshmi se bashkimi rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta është i mundur, pavarësisht përkatësisë politike apo fetare”, tha ai.
Sipas Mickoskit, fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë.
“Ra miti se Kërçova i përket dikujt. Fitues janë kërçovarët. Kjo fitore flet për një Maqedoni që po piqet, për një popull që nuk ka frikë të bashkohet. Kërçova duhet të jetë dhe do të jetë në fokusin e qeverisë,” theksoi Mickoski.
Ai më tej shtoi se, “populli tregoi se Maqedonia është sërish e jotja”.
“Kjo është fitore e përbashkët, fitore e besimit, e shpresës, e dëshirës për të ardhmen. Kjo është fitore e popullit të vuajtur, e ëndrrave të tij për të cilat luftojmë, e shpresave të tij dhe e atdheut tonë të përbashkët. Sonte Maqedonia përsëri tregoi pjekuri. Fitore në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fitore edhe në Karposh të Shkupit. Fitore në Aerodrom dhe në Çuçer-Sandevë. Ishte një betejë e ashpër, e vështirë dhe me shumë sfida. Gjithçka u vendos në pesë për dymbëdhjetë.
Në Bërvenicë ai kundërkandidat nuk e meriton të përmendet me emër
“E dini që ai kundërkandidat nuk e meriton as të përmendet me emër. U përpoq të përfitonte në emër të ndarjeve kombëtare dhe ndër-etnike. Nuk ia doli, u mund. Në Bërvenicë mbetet Joco kryetar komune,” tha Mickoski.

