Milaim Zeka: Albin Kurti ka lindur për të qenë në opozitë, ky njeri për muaj të tërë e la vendin pa institucione
Analisti politik, Milaim Zeka në “Adresa” komentoi arritjet dhe problemet në të cilat kiosova i ka fituar ose humbur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, dhe duke komentuar qeverisjen e tij. Zeka e quajti presidenten Osmani si asistente dhe notere të Albin Kurtit, pasi që sipas tij, kjo e fundit kinse e ka


Analisti politik, Milaim Zeka në “Adresa” komentoi arritjet dhe problemet në të cilat kiosova i ka fituar ose humbur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, dhe duke komentuar qeverisjen e tij.
Zeka e quajti presidenten Osmani si asistente dhe notere të Albin Kurtit, pasi që sipas tij, kjo e fundit kinse e ka dëgjuar Albin Kurtin për të vendosur 28 dhjetorin si datë përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Sipas tij, kjo datë nënkupton ardhjen e mërgimtarëve dhe se ata do të votojnë për Albin Kurtin, shkruan Gazeta10.
“Në vjet e fundit, në skenën politike shqiptare nuk ka pas politikan përmasave të ALbin Kurtit, i cili din me rrejt, me mashtru, me kalkulu mrapsht veetëm për qëllimet e veta dhe të partisë së tij, njeri i cili kurrë në jetën e vet as nuk e ka ditë, as nuk e din çka është shteti. Albin Kurti ka lind për me kenë në opozitë, edhe duke shkatrru qe 5 vite çdo gjë që është ndërtu prej luftës e knej, duke shkatërru institucionet, duke akuzu ose sulmu ran sistemin e drejtësisë, ky njeri ma në fund e la Kosovën 9 muaj pa instiitucione dhe nuk u dorzu, nuk tha që në fillim m’falni unë s’muj me bo qeverin. Edhe në fund arriti me e bind asistenten e vet ose noteren, Vjosa Osmanin e cila për turpin e madh të këtij vendi shpalli zgjedhjet me 28 dhjetor duke e prish festën e shqiptarve, festën e Vitit të Ri. Të gjithë që jemi në studio, e dimë që prej 15 dhjetorit, e sidomos prej datës 20 bota perëndmore edhe njerëzit normal i planifikojnë pushimet, vijnë pushimet, vijnë Krishtlindjet, ushëtimet. Të gjithë, të paktën unë me familjen time kemi planifiku me udhëtu, e duke e ditë krejt këtë. ktij s’ja ka ni, ka bo kalkulime ka thanë, a e din çka, vijnë do mërgimtarë ktu, do ikin jashtë, do vijnë. Të dy antë ky e ka bo kalkulimin që i bjen mirë, do me thanë, ky njeri për kta nuk egziston shteti. Me pas egzistu shteti për Albin Kurtin, ky nuk e kishte hasmëru kosovën me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kish fut në sanksione edhe kish ftyrë me dal e me thanë, po kqyre votoni kto marrëveshje ndërkombëtare se i humpin 250- 900 milion, Shtoi tutje Zeka./Gazeta10

